Bie 14 Maji, në Bashkinë e Rrogozhinës do të përsëriten zgjedhjet lokale

Bie rezultati i zgjedhjeve lokale në Rrogozhinë, pasi Kolegji Zgjedhor vendos ripërtëritjen e zgjedhjeve në këtë Bashki. Sipas vendimit të Kolegjit, në Rrogozhinë duhet të përsëriten zgjedhjet brenda 4 javësh.

Pak ditë më parë u rinumëruan votat në këtë bashki dhe Edison Memolla, kandidati i Partisë Socialiste, rezultoi fitues. Edison Memolla rezultoi me 21 vota avantazh nga 30 të tilla që kishte shpallur KZAZ.

”Bashkë Fitojmë” kërkoi heqjen nga tabela përfundimtare të rezultatit të burgut në Rrogozhinë me pretendimin se kanë parregullsi dhe se banorët e burgut janë të përkohshëm dhe jo rezident të qytetit. Ndërsa PS kundërshtoi se kështu privoheshin të burgosurit nga e drejta e votës. ”BF” e ankimoi vendimin e KAS në Kolegj Zgjedhor, i cili vendori në favor të tyre.

SHKARKO APP