Bie e-Albania/ PD: Qeveria fsheh informacione, mund të kenë hakëruar të dhënat e qytetarëve

Për rënien e E-Albania, Partia Demokratike thotë se situata është si skenar hollivudian. Anëtar i këtij komisioni, Arben Ristani në një dalje për mediat, tha se qeveria po mundohet më shumë të fsheh informacione se sa të zbulojë.

PD risjell në vëmendje rastin e patronazhistëve, të cilët kishin në duar të dhëna të qytetarëve shqiptarë, të siguruara përmes të njëjtit sistem, i cili është hakëruar.

“Në një rast të dytë të paprecedent, punonjësit e së njëjtës administratë nxorën të dhëna sensitive të qytetarëve, që nga rrogat, të dhënat personale e me rradhë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ristani thotë se pas lajmit për hakerimin mund të fshihen rrjedhje të tjera të databazës dhe të dhëna sensitive publike.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kur kjo të ndodhë, Shefi i Shtabi të Përgjithshëm të Patronazhistëve, do t’ja hedhe fajin hakerimit të bërë nga ”forca të panjohura””.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?