Bie “fasada” e qeverisë dhe Bashkisë tek Bulevardi i Ri, qytetarët jetojnë mes ujrave të zeza. Vokshi: T’i largojmë hajdutët

Partia Demokratike deklaron se fasada e qeverisë me investimet ku pjesa më e madhe vidhet, po denoncohet kudo nga banorët në Tiranë. Banorët tek Bulevardi i Ri i treguan Albana Vokshit se si qeveria dhe bashkia jetojnë mes ujrave të zeza, duke rrezikuar çdo ditë shëndetin.

“Ju po e shihni vetë gjendjen sesi është gropa pa fund, kur bie shi përmbytemi dhe ujërat e zeza janë prezente. Ne paguajmë taksat, që janë rritur dyfishuar, ujin,dritat. Më shumë paguajmë taksat se konsumin e tyre. Dhe nuk venë dorë. Ata vijne edhe ikin dhe nuk bënë gjë tetë vite”- u shprehën banorët.

Kandidatja Vokshi solli në vëmendje taksat e larta për gjelbërimin, për pastrim për kanalizim, ndërkohë që gjendja është katastrofale.

“Ja i shihni ujërat e zeza ku derdhen në mes të rrugës, në mes të ditës mbushur me mikrobe mbushur me sëmundje. Miliona euro të taksave të banorëve ku shkojnë, kush i merr?
Tiranasit kanë nevojë për nje qeveri të përgjegjshme që mendon për njerëzit që nuk vjedh paratë sic bëjnë këta. Kjo gjendje duhet të marrë fund një herë e më parë. Ne daten 25 duhet të votoni PD, të gjithë qytetarët e Tiranës duhet duhet të votojnë për ndryshimin. Ata kanë nevojë për një qeveri të përgjegjshme Në datën 25 Prill, ndryshimi vjen me votën e tyre për alternativën për ndryshim”- tha Albana Vokshi.

SHKARKO APP