Bie numri i vdekjeve në Itali, 756 në 24 orët e fundit

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 10779, që do të thotë janë 756 viktima në 24 orët e fundit. Nga dita e djeshme kemi një ulje të ndjeshme të viktimave me 213, por numri është sërish i lartë. Rastet janë shtuar me 3815 duke e çuar në 73880 numrin total të rasteve aktive. Numri i të shëruarave ka shkuar në 13030 ku ditën e sotme janë shëruar 646 dhe 3732 janë në gjendje kritike. Ndërsa numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 33034.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?