Bilanc tragjik, 15 viktima dhe 594 raste të reja në 24 orë nga Covid-19

Një tjetër ditë tragjike është nga koronavirusi në Shqipëri, pasi 15 pacientë nuk e kanë fituar bejetën me virusin vdekjeprurës në 24 orë. ”Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën 15 qytetarë: 7 qytetarë nga Tirana të moshave 64-88 vjeç, 2 qytetarë nga Kavaja të moshave 71 dhe 85 vjeç, 2 qytetarë nga Berati 72 dhe 80 vjeç, 1 qytetar nga Fieri 59 vjeç, 1 qytetar nga Durrësi 67 vjeç, 1 qytetar nga Kurbini 74 vjeç dhe 1 qytetare 80 vjeç nga Vlora. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”.

Nga 4,625 testime, kanë rezultuar pozitivë 594 persona. ”211 qytetarë në Tiranë, 44 qytetarë Shkodër, 33 në Vlorë, 29 në Sarandë, 27 në Elbasan, 26 në Durrës, 25 në Fier, 16 në Lushnje, 15 në Kukës, 14 në Gjirokastër, 12 në Berat, 11 në Lezhë, 10 në Vorë, Gramsh, 7 në Malësi e Madhe, Kurbin, Krujë, Kamëz, Mallakastër, Dimal, 6 në Devoll, 5 në Memaliaj, 4 në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Kavajë, Divjakë, Himarë, Pogradec, Skarapar, 3 në Has, Mirditë, Dibër, Korçë, 2 në Konispol, Këlcyrë, Tepelenë, Kuçovë, Poliçan, Librazhd, 1 në Tropojë, Patos, Delvinë, Përmet, Kolonjë, Cërrik”.

Lajmi i mirë është ulja e numrit të të shtruarve në spital, pasi aktualisht janë 177 persona të shtruar, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar. Janë 10436 pacientë aktivë në të gjithë vendin. Janë shëruar 984 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 155,678 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (28 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 594
Të shëruar në 24 orë 984
Të shtruar në spitale 177
Humbje jete në 24 orë 15
Testime ditore 2183
Testime totale 1,193,944
Raste pozitive 168,782
Raste të shëruara 155,678
Raste Aktive 10436
Humbje jete 2,668

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4,721
Fier 975
Durrës 996
Shkodër 911
Vlorë 584
Elbasan 535
Lezhë 408
Berat 398
Korçë 266
Kukës 248
Gjirokastër 204
Dibër 190

SHKARKO APP