Rama: Shtatori është mbyllur me 1.1 mln vizitorë të huaj. Shqipëria ofroi siguri
Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë pasdite në aktivitetin për bilancin e sezonit turistik, ku bëri me dije se muaji shtator është mbyllur me 1.1 mln turistë të huaj, ndërsa tha se këtë vit Shqipëria do të arrijë shifrën e 9 mln turistëve. Po ashtu Rama tha se vendi ofroi siguri për turistët.
”Duhet të jemi të gjithë të vetëdijshëm, flas edhe për sektorin e sipërmarrjen në turizëm se rreziku se gjithë ky nam i madh dhe u mirë të kthehet në bumerang në vijim, është real.
Shatori është mbyllur me 1.1 mln turistë, vizitorë të huaj. Deri në fundin e gushtit kemi arritur mbi 7 mln turistë. Mund të arrijmë deri në 10 mln turistë këtë vit nëse vijon i njëjti ritëm. Kemi pasur përballë si një pengesë për ta kapërcyer. Po ta marrim një nga një elementët, shohim se suksesi në turizëm është i lidhur me disa faktorë të thjeshtë që ama lidhen me shumë ndërveprime dhe me shumë institucione.
Bukuria magjepse e Shqipërisë nuk është se u krijua nga ne, ishte aty. Madje më parë ka qenë edhe më e virgjër seç ka qenë sot për shkak të zhvillimit. Që bukuria të vihet në dispozicion duhen garantuar disa gjëra të tjera. Që njerëzit të vijnë në një vend për të kaluar pushimet nuk mjafton vetëm imazhet që u shfaqen në mediat sociale, media apo revista, por duhet garancia e sigurisë”, tha Rama.