Bilanci i sezonit veror, ministri Balla: Turistët gjetën siguri mbresëlënëse

I pranishëm në bilancin e sezonit turistik, ministri i Brendshëm Taulant Balla tha se vendit tonë i është pastruar imazhi i nxirë nga një kohë shumëvjeçare. Po ashtu ai tha se turistët e huaj gjetën një siguri mbresëlënëse në Shqipëri dhe kjo falë punës së Policisë së Shtetit.

“Mund ta themi me krenari se Shqipërisë i është pastruar imazhi i nxirë nga një kohë shumëvjeçare. Një pjesë e mirë e artikujve që u shfaqën në gazeta, revista për këtë sekret të zbuluar në mes të Evropës, nënvizoi edhe faktin se tyuristët e huaj gjetën në Shqipëri një siguri mbresëlënëse.

Shqipëria mban numrin më të ulët të vjedhjeve në raport me banorët. Policia në këto 9 muaj ka arrestuar qindra persona. Nuk është regjistruar asnjë ngjarje kriminale ndaj turistëve të huaj.

Që nga dita e parë e marrjes së detyrës kam vizituar pikat kufitare tokësore. Siguria e turistëve është parësore. Policia e Shtetit e ka kryer më së miri këtë operacion të madh për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Po ashtu doja t’ju informoja se do vijmë me një masë të re për fishekzjarrët që hidhen në mesnatë në të gjithë vendin”, tha ministri Balla.

SHKARKO APP