”Bilbilat” e PD-së penguan Presidentin Begaj që të mbajë fjalimin në Kuvend
Me bilbilat që nuk pushuan për disa minuta, aq sa zgjati edhe seanca e parë në Kuvend për 2024, deputetët e grupit të Berishës dhe Bardhit nuk lejuan që Presidenti i vendit Bajram Begaj të mbajë një fjalim për shqiptarët.
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla tha se si pasojë e kaosit të shkaktuar nga deputetët e opozitës, është e pamundur që Presidenti Bajram Begaj të mbajë fjalën e tij në Kuvend.
”I kërkojmë ndjesë presidentit të Republikës, për shkak të situatës së krijuar nga deputetët e opozitës pamundësohet që qytetarët të ndjekin fjalën e tij nga Kuvendi. Vijojmë me çështjet sipas rendit të ditës”,-u shpreh Nikolla.
Kjo sjelle u pa edhe nga ambasadorët e huaj në vendin tonë, si ai i BE-së, Britanisë së Madhe dhe i Gjermanisë. Të vendosur në lozhe ata vëzhgojnë zhvillimet.