Bildt: Kur ndihmat erdhën nga Kina, Vuçiç bëri spektakël, por kjo nuk ndodhi me ndihmat nga BE

Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, njëherësh dhe ish-ndërmjetësues i Bashkimit Evropian për ish-Jugosllavinë, ka vënë në pah një detaj interesant.

Përmes një postimi në Twitter, Bild ka komentuar pamjet e arritjes së ndihmave nga Kina dhe Bashkimi Evropian në Serbi, në luftën kundër coronavirusit.

Në këtë drejtim, siç ka theksuar Bildt,  është vërejtur një dallim ndërmjet “spektaklit që i është kushtuar” arritjes së ndihmave nga Kina, për dallim të atyre nga Bashkimi Evropian.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kur Kina dërgoi një aeroplan me ndihma në Serbi, presidenti (Aleksandar) Vuçiq bëri një ‘spektakël’ të madh. Por kur arriti një ndihmë shumë më substanciale (nga BE), asnjë ‘spektakël’ nuk kishte dhe as presidenti nuk ishte prezent”, ka shkruar Bildt.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?