Bill Clinton shkel për herë të parë në Shqipëri, Rama: Miku i përjetshëm i kombit shqiptar
Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton zbriti këtë të hënë në tokën shqiptare. Kryeministri Edi Rama dhe anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar dolën në Rinas për ti uruar mirëseardhjen.
Sakaq Rama ka postuar në Facebook, një foto me ish-presidentin në Rinas, ku shkruan ‘‘Me presidentin Bill Clinton, mikun e përjetshëm të kombit shqiptar, i cili sapo shkeli për herë të parë në Shqipëri”.
Clinton dhe delegacioni që e shoqëron do të pritet me një ceremoni të posaçme zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryeministri Rama. Gjatë ceremonisë shtetërore, Klinton do të dekorohet me dekoratën e lartë “Ylli i Mirënjohjes për Arritjet Publike”.
Ceremonia e nderit do të pasohet edhe nga fjalimi i Presidentit Clinton në orën 19:25. Vizita e papritur e Clinton u paralajmërua nga kreu i qeverisë Edi Rama, i cili me nota misteri tha se kishte një dhuratë të madhe më datë 4 korrik për shqiptarët.