Bill Clinton vizitë historike në Tiranë, dekorohet me ”Yllin e Mirënjohjes”. Flet dhe për situatën në Kosovë
Bill Clinton foli edhe për Kosovën.
Një surprizë e këndshme ka qenë prezantimi i disa fëmijëve nga Kosova, të cilët mbanin mbiemrin e ish-presidentit apo emrin e bashkëshortes së tij, në nder të ndihmës së madhe që ai i ka dhënë Kosovës.
Clinton nga ana tjetër ka falenderuar të gjithë shqiptarët për këtë pritje dhe është shprehur se do ta ruajë si thesar këtë vizitë. Ai komentoi situatën në Kosovë, për të cilën tha se duhet të shtensionohet sa më parë dhe se primare duhet të jetë humanizmi dhe vlerat njerëzore.
“Ka një mosmarrëveshje që po ndodh tani në Kosovë që do të doja të mos kishte ndodhur kurrë. Nuk është më vendimi im, por kosovarët i krijuan ato katër qyteza në të mirë të serbëve për tu dhënë katër kryebashkiakë më tepër. Kështu që mendoj se kanë bërë një gabim që të votohej. Mendoj se është e lehtë për shqiptarët, tani në shumicë që të përpiqen që të përfitojnë nga momenti, për të paraqitur argumentin tyre, por gjëja e vërtetë që duhet të bëjmë është ta ndalim këtë marrëzi”,-tha Clinton.
Në fund ish-presidenti i SHBA-së, është dekoruar nga kryeministri Rama me “Yllin i Mirënjohjes për Arritjet Publike” si dhe ka takuar disa nga personalitetet kryesore politike në vend.