“Bill Gates nuk hodhi fall që e parashikoi virusin që në 2015”, vijojnë dyshimet për instalimin e çipeve përmes vaksinës

Ka njerëz të cilët mendojnë se pandemia e koronavirusit është një përpjekje e liderëve “në hije” të botës për të kontrolluar njerëzimin. Kështu është shprehur, për shembull, ish-numri 1 i tenisit botëror, Marat Safin.

Sipas tij, kjo është e gjitha e planifikuar. “Janë bërë të gjitha gati për t’u vendosur microchip njerëzve. Në 2015, Bill Gates ka deklaruar se do të kishte një pandemi. Nuk besoj se ai është fallxhor.

E dinin dhe të gjithë po përgatiteshin. Në World Economic Forum të Davos janë bërë simulime dy javë para se virusi të përhapej në botë”, ka deklaruar Safin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duket tamam si teori konspiracioni, por Marat Safin e ka shumë seriozisht me deklaratën e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Njerëzit po futen në panik dhe u besojnë asaj që shikojnë në televizor. Do të vaksinohen me microchip. Ka njerëz më të fuqishëm se liderët politikë. Quajini si të doni, por janë qeveri në hije e botës”./java/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?