Bino: Gazetarët e terrenit do vaksinohen pas grupeve të riskut

Në Shqipëri vijon procesi i vaksinimit anti-covid për bluzat e bardha dhe për moshat plus 80-vjec dhe tashmë sipas drejtoreshës së Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino, do të vijojë vaksinimi i gazetarëve menjëherë pas grupeve të riskut.

“Pasi të vaksinohen të gjitha stafet dhe grupet e riskut, sipas llojeve të vaksinës. Janë disa skenarë, ne po përpiqemi që të bëjmë planin optimal që të përfundojë për 14 muaj. Shtrëngime të masave? Do të merret vendim nga Komiteti i Ekspertëve. Edhe ju do të vaksinoheni. A jeni persona të shëndetshëm?! Menjëherë sa të vaksinohen grupet e riskut do të vaksinoheni edhe ju”, tha Bino.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?