Biologu Et’hem Ruka: Minën me sahat e kemi ende brenda

Rektori i Universitetit Luarasi, Ethem Ruka, biolog dhe shkencëtar ka folur në një lidhje ‘skype’ me News24 në rubrikën “Opinion” për situatën në vend dhe pandeminë e koronavirusit. Profesor Ruka ka publikuar së fundmi edhe disa grafikë për të treguar ecurinë e COVID-19 në Shqipëri, ku shumë qartë dhe saktë shprehet në shifra ajo që po ndodh në vend për numrin e të infektuarve që nga 9 marsi.

Ai tha se e ka ndjekur ecurinë e pandemisë ditë pas dite dhe ka përpunuar të dhënat. Ndonëse e ka të vështirë të parashikojë një përfundim të kësaj pandemie, profesor Ruka deklaron se kjo është në dorën e qytetarëve. “Nëse ne ruhemi dhe nëse zbatojmë karantinën për dy javë shpëtojmë nga pandemia”, thotë ai. Por nëse nuk i zbatojmë rreziku për një valë të dytë është i madh.

“Këto nuk janë të dhëna zyrtare. Në mënyrë individuale ndjek ecurinë e kësaj pandemie në vendin tim dhe e kam ndjerë si detyrë qytetare të ndërgjegjësoj miqtë e mi virtual për të treguar se kjo pandemi është e rrezikshme. Këtë gjë e kam bërë ditë pas dite.
Shumica e miqve të mi i konsultojnë këto grafiqe. Keni paraqitje grafike në formën e një kulaçi me ngjyra. Sot 53% të shëruar, 42% ata që vuajnë sëmundjen ose aktivë, 5% viktima. Shqipëria ndodhet në një pozicion ku numri i të shëruarve është më i madh se numri i të infektuarve.
Keni një grafik tjetër me kolona, siç e shikoni këtu është numri i të infektuarve në Shqipëri që nga 9 marsi deri më 16 prill. E gjithë kjo kurbë, është një kurbë e cila nuk ka stabilitet, nuk e kalon numrin 30 të infektimeve në një ditë. Ngjan me dhëmbët e një sharre. Javët e fundit, të dhënat janë shumë të thyera.
Kurba tregon në mënyrë dinamike, numrin e të infektuarve çdo ditë. Është një shumë totale, jo analizë sipas vendeve. Është shumë fleksibël, lëviz shumë. Nuk e kalon shifrën 30”, shprehet profesor Ruka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?