Biseda e Nënë Zyrasë me Veliajn në Zall-Bastar: Keni punuar me mish e me shpirt

Pas përfundimit të rrugës së re, e cila e shkurton me 30 minuta distancën nga Tirana, në Zall-Bastar ka nisur puna për ndërtimin e urës, e cila ndihmon të gjithë banorët e zonës. Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi punimet në urën e re dhe theksoi se kjo dëshmon se vetëm me bashkëpunim vendi mund të ecë përpara.

Ai shtrëngoi duart edhe me banorët e zonës, ndërsa nënë Zyraja e falënderoi për vëmendjen e treguar ndaj familjeve aty. “Ju fëlenderoj jashtë mase. Keni punuar me mish e me shpirt. Rrugën e bëtë sin ë qytet”, tha ajo.

Veliaj shtoi se është e rëndësishme që punët të ecin përpara sepse Tirana nuk ka kohë të kthehet mbrapa. “Në qoftë se merremi me muhabete ‘më the e të thashë, i kujt je ti, e lagu, s’e lagu’, atëherë shkojmë vetëm mbrapa. Ju më keni mbështetur dhe ju falënderoj me gjithë zemër”, u tha banorëve Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai theksoi se projektet që po transformojnë edhe fshatrat më të largët të Tiranës janë arritur edhe falë bashkëpunimit me qeverinë. “Po të ishim ende me taksat e komunës, kjo urë nuk bëhej as për 60 vjet. Se këta thonë “kullat-kullat”, po patjetër, ai që bën kullën do paguajë një çikë më shumë taksa dhe me lekët e taksave të tij do bëjmë rrugën e Zall-Bastarit”, tha Veliaj. Ai shtoi se ura e re do përfundojë brenda verës, edhe pse afati i punimeve është në muajin tetor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?