Biseda me Di Maio-n/ Basha: Italia do të jetë një partner kyç i PD-së në qeverisjen e vendin

Kreu i PD-së, Lulzim Basha mësohet se ka pasur një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio. Përmes një postimi në Twitter, Basha shkruan se është biseduar për Integrimin e vendit dhe Reformën Zgjedhore. Nga ana tjetër, Basha thotë se Italia do të jetë një partner kyç i PD-së në qeverisjen e vendin.

”E garantova se PD do të bëjë gjithçka që i takon për të përshpejtuar procesin e integrimit. Italia do të jetë një partner kyç i PD në qeverisjen e vendit, si në luftën kundër krimit dhe trafiqeve, ashtu edhe në zhvillimin ekonomik, ku padyshim investitorët italianë luajnë një rol të rëndësishëm”.

Postimi i plotë

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot pata një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio. E falenderova për ndihmën e madhe që Italia i ka dhënë Shqipërisë dhe për zërin e fortë në mbështetje të integrimit të Shqipërisë në BE.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministrin Di Maio e njoha me përfundimin e kodifikimit të reformës zgjedhore, e cila është dhe një nga 15 kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Miratimi sa më parë i reformës do t’i hapë rrugë zbatimit të saj, duke shtuar garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

E garantova se PD do të bëjë gjithçka që i takon për të përshpejtuar procesin e integrimit. Italia do të jetë një partner kyç i PD në qeverisjen e vendit, si në luftën kundër krimit dhe trafiqeve, ashtu edhe në zhvillimin ekonomik, ku padyshim investitorët italianë luajnë një rol të rëndësishëm

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?