Biseda sekrete me Berishën, flet Alibeaj: Iku nga zyra duke turfulluar, por …
Enkelejd Alibeaj, i cili muaj më parë iku nga PD, sot tregon një bisedë me ish-kryeministrin Sali Berisha. Alibeaj thotë se ia ka thënë në sy Berishës para tre vitesh se ai nuk është ofertë për shqiptarët dhe se nuk mund ta sjellë PD në pushtet. Kjo bisedë nuk është treguar asnjëherë, por sot e tha Alibeaj.
Po ashtu Alibeaj tregon se si Berisha iku nga zyra dhe më pas me ironi kujton episodin e dhunshëm në selinë blu që e rrethoi me militantë.
“S’ka asnjë lloj bashkimi me Berishën, me atë që përfaqëson përtej non gratës. Përtej sherrnajës së madhe tre vjeçare, përtej edhe goditjeve dhe baltosjes dhe qëndrimeve që mban ende Berisha ndaj sistemit të drejtësisë, apo raportit që ka krijuar me partnerët. Berisha nuk është zgjidhja për PD. Duhet lider i ri që të mundi Edi Ramën.
Ajo që është e qartë sot, dhe ky ka qenë qëndrimi që kam mbajt, se Berisha nuk është më ofertë për shqiptarët. E vjetra nuk mund të jetë ofertë për shqiptarët, i kam thënë në sy që nuk mund ta çojë PD në qeverisje. Mbaj mend që iku nga zyra gjithë tërsellëm në atë kohë për të ardhur dhe duke e pushtuar më vonë”, tha Alibeaj në Report Tv.
Në të vertetë nëqoftëse PD dhe krejt opozita do të kishin një emër tjetër si kandidat për kryeministër, mund të ketë shanse për të fituar ndaj Edi Ramës. Por humbja e radhës për PD-në do të jetë e hidhur.