Bisedimet Kiev-Moskë, delegacioni ukrainas mbërrin me helikopter ushtarak në Bjellorusi (Pamjet)

Delegacioni i Ukrainës mbërriti në një vend në zonën e kufirit me Bjellorusinë, për të marrë pjesë në bisedimet me përfaqësuesit e Federatës Ruse.

Një video e mediave ruse tregojnë momentin kur helikopteri ushtarak me delegacionin ukrainas mbërrin në kufi me Bjellorusinë.

Edhe Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës njoftoi në twitter se ekipi negociator ukrainas ka mbërritur për bisedime me Rusinë në kufirin me Bjellorusinë

Delegacioni ukrainas përfshin Ministrin e Mbrojtjes Oleksiy Reznikov, këshilltarin e shefit të zyrës së Presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podoliak dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës Mykola Tochytskyi. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky nuk është pjesë e delegacionit.

SHKARKO APP