Biznesmeni Fusha i pagoi hotelin në Spanjë. Gjykata pushon çështje ndaj Arbian Maznikut: S’ka vepër penale
Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen ndaj nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku dhe biznesmenit Shkëlqim Fusha, të akuzuar për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘korrupsion’. Gjyqtari Sokol Tona vendosi pushim të hetimeve me argumentin se nuk ka elementë të veprës penale. Prokuroria e Tiranës dhe përfaqësues të Aleancës së Mbrojtjes së Teatrit kërkuan që çështja të kalojë në SPAK.
Në shtator 2019, mediat publikuan një formular të firmosur nga Shkëlqim Fusha, i cili autorizonte Arbjan Maznikun të përdorë kartën e kreditit të Shkëlqim Fushës për të paguar shpenzimet e tij në Hotelin ‘Alma’ në Barcelonë, më datë 21 qershor. Me këtë dokument, Shkëlqim Fusha, pronari i kompanisë Fusha shpk, pagoi 1816 euro për qëndrimin e Maznikut, për dy net në hotelin në Barcelonë.
Kompania Fusha ishte e përzgjedhur në atë koha nga Bashkia e Tiranës për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar. Duke u bazuar në ofertën e kësaj kompania Qeveria dhe Bashkia e Tiranës nisën procedurën për shembjen e godinës historike.
KOHA JONË SONDAZH

