Biznesmeni Rrapaj humb ndjenjat në sallën e gjyqit. Beqaj i kthehet gjykatës: Ku janë paratë që kam vjedhur?

Biznesmeni Ilir Rrapajt humbi ndjenjat në seancën e sotme në GJKKO sapo ka dëgjuar rëndimin e pozitës së tij, ku së bashku me ish-ministrin Ilir Beqaj akuzohen edhe për grup të strukturuar kriminal.

Gjatë seancës, teksa dëgjonte që t’i rëndohej akuza, ish-ministri Ilir Beqaj pyeti: Më ngritët një akuzë tjetër, po ku janë lekët?

Ndërkohë që për gjashtë të tjerët, gjyqtarja tha se duhet të qëndrojnë në fuqi akuzat e ngritura nga SPAK dhe konkretisht shpërdorim detyre dhe falsifikim i dokumenteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të akuzuarit e tjerë janë Naile Abazi, Genc Burazeri, Arben Gjata, Petref Mersini, Saimir Kadiu dhe Marsela Serjani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?