Bledian Koka: Shikoni foton e atyre që morën bashkinë e Kamzës!

Nga Bledian Koka/

Nuk ka gjë më të poshtër se arroganca e pakicë!
Rakip Suli mori dje zyren e Xhelal Mziut në Kamzë, duke mos i shpëtuar modelit te Rilindjes e cila me draper dhe çekan në dorë po thyen dyert e 61 bashkive në të gjithë vendin për të uzurpuar me dhunë atë që nuk e ka të sanksionuar me votë. Nuk ka një mundesi të dytë për të patur impresionin e parë të asaj që do të jetë qeverisja e pakices së 30 Qershorit, por ajo që më bëri përshtyje sot ishin disa foto të publikuara nga DOSJA.al që tregojnë ekstazen e barbarëve të Rakip Sulit që pozojnë përdhunshëm sipër tavolinave të bashkisë së Kamzës. Nuk u deshën as 7 muaj, as 7 ditë, por vetëm 7 minuta për të kuptuar se kush janë njerëzit që e kanë marrë në dorëzim pushtetin nga Kamza e në gjithë Shqipërinë. Jo se kishim ndonjë dyshim, por të pakten kjo shërbeu edhe për të kuptuar një diferencë tjetër…
Shënim: Deri dje ishte koha kur mendonim se barbarët ishin njerëzit e Xhelalit!

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?