Blenard Nonaj: LSI merr tre mandate në Berat. Forcë e parë fituese në çdo qendër votimi të Qarkut
Kandidati i LSI në qarkun e Beratit, Blenard Nonaj, thotë se kjo forcë politike do të marrë tre mandate deputeti në këtë qark dhe se Lëvizja Socialiste për Integrim do të dalë fituese në çdo qendër votimi në të gjithë qarkun.
Në një postim në Facebook, Nonaj ka shpërndarë disa foto të të rinjve të LSI që shpërndajnë fletëpalosjet dhe programin e kandidatit të LSI-së Blenard Nonaj për zgjedhjet e 25 Prillit dhe shkruan:
Derë më derë, sy më sy, zemër më zemër.
Të rinjtë e LSI-së Skrapar shpërndajnë fletëpalosjet dhe programin e kandidatit të LSI-së Blenard Nonaj për zgjedhjet e 25 Prillit.
#LSI tre mandate në Qarkun Berat.
Forcë e parë fituese në çdo qendër votimi të Qarkut Berat
Derë më derë, sy më sy, zemër më zemër.
Të rinjtë e LSI-së Skrapar shpërndajnë fletpalosjet dhe programin e kandidatit…Posted by Dr. Blenard Nonaj on Thursday, April 1, 2021