Blenard Nonaj: LSI në Berat merr 3 mandate dhe del forcë e parë në çdo qendër votimi të qarkut
Blenard Nonaj, kandidat për deputet i LSI në Qarkun e Beratit kandidon për herë të parë në vendlindjen e tij dhe pohon se tashmë ka ardhur koha që LSI të rikthejë besimin e qytetarëve tek politika. Zoti Nonaj thotë se LSI ka kapacitetet, programin, angazhimet, vlerat më të mira profesionale, qytetare dhe intelektuale për t’iu përgjigjur dhe përmbushur në nivelin e duhur pritshmërisë së jashtëzakonshme të qytetarëve shqiptarë për ndryshimin e madh të 25 Prillit.
Më tej, Nonaj në një intervistë për Telegraf thekson se Lëvizja Socialiste për Integrim në Berat merr 3 mandate dhe del forcë e parë në çdo qendër votimi të qarkut.