Blendi Fevziu: Investimi i ambasadorëve te Lulzim Basha, shumë i gabuar

Gazetari i njohur Blendi Fevziu i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, foli për humbjen dërrmuese të Partisë Demokratike në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ku Lulzim Basha e shndërroi PD-në në forcë të tretë. Fevziu foli edhe për rolin e ambasadorëve dhe investimin e tyre për Bashën, të cilin e konsideori “të gabuar”.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: A ishin këto zgjedhje një test edhe për Yuri Kim që bëri thirrje të mos votohen non-gratat?

Blendi Fevziu: Nuk është hera e parë që përfshihet një ambasadore. Ju kujtoj Donald Lu, që doli dhe tha për tre kryebashkiakë, mos i votoni, por ata u zgjodhën. Zonja Kim i ka qëndruar qëndrimit të SHBA. Ishte kërkesë e SHBA që i kërkoi Bashës largimin e Berishës nga grupi parlamentar.

Ylli Rakipi: A ka humbur ambasada amerikane ndikimin që ka patur tek shqiptarët? Duket që shqiptarët nuk e kanë dëgjuar ambasadoren.

Blendi Fevziu: Prandaj ju përmenda Donald Lu-në. Influenca e ndërkombëtarëve në Shqipëri, është e mbivlerësuar në nivele të caktuara, por nuk është reale. Në fund vendosin votuesit shqiptarë.

Ylli Rakipi: Ambasadorja mbështet Luli Bashën.

Blendi Fevziu: Po më pyete a po mbështetet Basha, unë e konsideroj mbështetjen e Bashës nga të gjithë ambasadorët, një investim i gabuar, një investim që nuk i ka sjellë asnjë avantazh PD-së, por ka krijuar probleme të brendshme. Basha duhet të dalë vetë në betejë dhe nuk ka nevojë për babysitter!

Ylli Rakipi: Nuk është e mundur që kjo zonja të dalë dhe të caktojë, që duhet të keni këtë kryetar opozite. Ky është një derdimen. I ka dhënë çelësat dhe vulën dhe ajo e mban sot.

SHKARKO APP