Blendi Fevziu: Kemi 51 jetë të humbura dhe asnjë të ndaluar
Gazetari Blendi Fevziu shprehet se qeveria ende nuk ka një plan për të menaxhuar situatën pas tërmetit tragjik. Në një intervistë për “ABC News”, Fevziu theksoi se kemi 51 jetë të humbura dhe deri më tani askush nuk ka dalë përpara përgjegjësisë.
“Kryeministri po e merr me një protagonizëm të jashtëzakonshëm, janë edhe kamerat që e ndjekin nga pas. Tërmeti në radhë të parë përtej humbjes së jetëve është një pikëpyetje e madhe për mënyrën se si ka funksionuar shoqëria shqiptare. Për momentin nuk kemi asnjë para përgjegjësië. Kemi 51 njerëz të vdekur dhe asnjë nuk është thirrur për të dëshmuar. Kemi njerëz që kanë ndërtuar pa leje. Askush nuk ka shkuar para drejtësisë për të parë a ke pasur leje. Deri tani kemi vetëm një deklaratë të Kryeprokurorit të ri, por nuk kemi asnjë të ndaluar. Duhet të kemi parasysh se këta njerëz që kanë dalë nga shtëpia u është nëpërkëmbur dinjiteti, kanë paguar me mijëra euro për ti blerë ato apartamente.
Kush janë këto firma, kush i ka dhënë këto leje, a i kanë zbatuar, kush i ka ndërtuar këto godina pa leje, kush i ka toleruar këto të gjitha? Duhet të ishin arrestuar në flangrancë personat përgjegjës, pronarët e hoteleve që u rrëzuan. Duhet ti ndalosh në momentin e parë për ti pyetur. Nëse ti e di që janë ndërtuar 4 pallate të tij, nga 5 që ka ndërtuar gjithsej, ky ndërtuesi thirret. Kjo dëshmon sesa korruptiv ka qenë sistemi. Qeveria deri sot nuk ka një plan të qartë”, tha Fevziu në një intervistë për Abc News.
Fevziu i cilësoi si “super show” takimet e kryeministrit me qytetarët e prekur nga tërmeti, ndërsa e quajti të tepruar daljen në ekranet televizive. Sipas gazetarit Rama po bën vetëm menaxhim mediatik të situatës.
“Rama duket super në shoë-n e madh për të takuar njerëz për të bërë batuta, ky nuk është menaxhim. Ky është menaxhim mediatik. Menaxhim do të thotë sa është humbja, që ende se kemi ndoshta me të drejt. Menaxhim d të thotë ku do vinë këto lekë. Menaxhim, ku do të dalim përvec ndihmave dhe çfarë do ndodhë me buxhetin, se me sa kam kuptuar do të rrite borxhi. Kjo në një aspekt është një zgjidhje e mirë, rrite brxhi, duten disa para dhe duket sikur rrite ekonomia. Por shqiptarët do e paguajnë borxhin afatgjatë në kushte të tmerrshme , është një kosto që do e paguajmë ne dhe fëmijët tanë pavarësisht se për momentin duket se ëhstë një zgjidhje.
Nuk besoj se është faji i Ramës që është mediatik, por është faji i televizioneve që e ndjekin 24 orë mbrapa. Kryeministri kusr shkon dhe bën mbledhje të zakosnhme se duhet të jetë kamera aty. Nuk vjen kamera në mbledhjen time të mëngjesit të rri aty live. Nëse mediat bien në presion kjo është gjë tjetër por nuk kanë pse ta ndjekin Ramën si big brother herë si i ka veshur poturet sot dhe si i ka veshur nesër. Është kryetministër të bëjë punën, pse duhet ta bëjë me kamera çdo ditë. Po kur shkon për të takuar njerëz . E jep me tv e tij dhe del në të gjitha kamerat. Ky është një teprim. Rama është më i fuqishëm në raport me instucionet. Ishte një gabim largimi i opozitës që i dha atij fuqi. Ka një raport të tensionuar me Presidentin që po mundohet ta shkarkojë, në këtë moment kjo i jep një fuqi shumë të madhe por zakonisht të gjitha strukturat politike fillojnë të kolapsohen edhe kur janë më të fuqishme”, tha Blendi Fevziu.