Blendi Fevziu: Lulzim Basha, një kufomë politike

Gazetari i mirënjohur, Blendi Fevziu thotë se se Lulzim Basha mund të konsiderohet një kufomë politike. Ndërsa solli shembullin e Albin Kurtit, i cili u largua nga politika dhe pas 8 muajsh shkëputje u rikthye fitues, gazetari tha se ky nuk mund të ishte rasti i Bashës.

”Lulzim Basha praktikisht ishte një aset i Partisë Demokratike dhe mbetet një aset qeverisës. Mund të jetë një ministër shumë i mirë në nivele të caktuara. Lulzim Basha dëshmoi dy defekte të mëdha, e para që nuk pati stop politik dhe e dyta që shpërdoroi të gjitha mundësitë e tij”,-tha për ”Euronews Albania”.

Po ashtu Fevziu thekson se më 25 prill të gjithë faktorët e shoqërisë shqiptare u vunë në funksion të tij. Jo për Bashën kryeministër, por për të mundur Edi Ramën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?