Blendi Fevziu: Rama, arrogant dhe i rrethuar nga servilë (VIDEO)
“Nuk jam marrë kurrë me ndërtime pallatesh në jetën time, nuk kam kohë fizike të bëj ndërtime, nuk kam asnjë kompani të regjistruar dhe nuk do të merrem kurrë me ndërtime”. Ky ka qenë rrëfimi i gazetarit Blendi Fevziu, gjatë intervistës “ngacmuese” që ka zhvilluar për Turjan Hyskën në emisionin Oktapod në Vizion Plus.
Duke I dhënë në njëfarë mënyre përgjigje një akuze të ngritur nga Fatos Lubonja, po në Oktapod, Fevziu ka shpjeguar se gjithcka është keqkuptuar, pasi nëna e tij ka marrë një pjesë të pronës që zotëronte dhe ka lidhur kontrata me kompani ndërtimit. Fevziu shpjegoi se në njërin prej pallateve për të cilin akuzohet, I cili ndodhet përballë ish-godinës së Partisë Demokratike, nëna e tij ka vetëm një përqindje të caktuar të truallit, si pronare, por jo si ndërtuese.
Autori I emisionit “Opinion” në tv Klan, I është përgjigjur një numri “rekord pyetjesh”, brenda 30 minutave. Në 55 pyetjet e konsumuara për gjysëm ore, Fevziu ka dhënë disa vlerësime mbi aktualitetin, duke evidentuar e Lulzim Basha po jep program alternative për të fituar elektoratin gri. Sipas tij, Basha do të jetë në krye të PD edhe nëse humb zgjedhjet e 2017-ës.
Fevziu e konnsideron zë realist atë të Blushit, por e sheh atë jashtë PS pas 2017-ës, në një forcë tjetër politike. Për opinionistin Fevziu, LSI-ja është si dashnorja seksi që xhelozon cdo palë, duke pirë kafe me tjetrin, por që mbetet e dëshiruar.
Lidhur me kryeministri Rama, Blendi Fevziu u shpreh gjatë intervistës se ai ka gjetur piktorin pasi u bë kryetar qeverie, pasi ka hapur shumë ekspozita dhe ka patur frymëzim. Sipas tij, sot Rama po qeveris me arrogancë, e se është I rrethuar nga servilë. Sipas tij, Shqipëria nuk është më e zhvilluar nën qeverisjen e Ramës, krahasuar me situatën kur qeveriste Berisha.
Përsa i përket reformës në drejtësi, Fevziu vlerëson se ajo synon peshqit e mëdhenj, por shprehur skepticizëm nëse kjo do të ndodhë. Sipas tij politika gënjen opinionin dhe ambasadorët, duke iu trembur mbase kësaj reforme.
Lidhur me mardhëniet në familje, moderatori i mirënjohur nuk e pohoi nëse pas dy vajzave do të dëshironte një djalë, por theksoi se lindja e vajzës së dytë, I ka dhënë atij një dimension krejt të ri.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=coNCdhijCcg” width=”560″ height=”315″]
KOHA JONË SONDAZH

