Blendi Gonxhe i pari në listën e keshilltarëve të Nard Ndokes në Tiranë

 

Është për tu evidentuar fakti se kësaj radhe Gonxhe rikthehet në skenën e politikës nëpërmjet forcës politike që kryesohet nga Nard Ndoka, nëpërmjet Partisë Demokristiane. Blendi Gonxhe është i pari në listën e këshilltarëve të Partisë Demokristiane për Bashkinë e Tiranës.

Gonxhe ka zgjedhur kështu PDK-në e Nard Ndokës për t’u shërbyer qytetarëve të kryeqytetit. Ndoka ka deklaruar ditë më parë largimin nga koalicioni me Partinë Demokratike, për t'iu bashkuar koalicionit qeverisës PS-LSI.

Qëndrimi

Nëpërmjet një statusi në rrejtin social “Facebook”, vlerëson hapin që ndërmori Partia Demokristiane për t’iu bashkuar koalicionit qeverisës, duke e cilësuar këtë forcë politike si një vlerë të shtuar të koalicionit të majtë. Ndërsa thekson kalimi i demokristianëve në mazhorancë do të jetë një bonus për të majtën në zonat veriore, ku sipas Gonxhes e majta ka vështirësi në thithjen e elekoratit kundrejt vetes.

Përshëndes akordin e PDK-së për koalicionin me PS-në. Votat e tërë demokristianëve të bashkuar do jenë një vlerë e shtuar. Bashkimi bën fuqinë. PS-ja historikisht ka patur veshtirësi në veri dhe këto lëvizje e ndihmojnë. Nga ana tjetër PDK-ja nëse renditet e 4-ta apo e 5-ta brenda koalicionit maksimalizon nga formula e kodit zgjedhor aktual në çdo zonë sepse ky koalicion ka shumë pjesmarrës (40 parti). Në parim simpatizoj partitë që kryesojnë koalicione të gjera, që nuk kufizohen e nuk mbyllen. Ky sistem zgjedhor avantazhon këtë gjë. Një koalicion i gjerë rrit përfshirjen dhe rezultatin,” – shkruan Gonxhe në rrjetin social “Facebook” për PDK-në.

Blendi Gonxhe është njëri ndër studentët e lëvizjes së dhjetorit të ’91 dhe bashkëpunëtori i ngushtë i Ramës në vitet 2000. Blendi Gonxhe ka qenë nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, në kohën kur Edi Rama ishte kryetar i saj.

SHKARKO APP