Blendi Gonxhe rikthehet në Bashkinë e Tiranës?
Blendi Gonxhe duket se do t’i rikthehet politikës aktive duke garuar për Këshillin Bashkiak të Tiranës.
Siç raporton shqiptarja.com Gonxhe do të jetë në listat për Këshillin Bashkiak të kryeqytetit.
Ajo që shkakton habi është partia me të cilën ai do të garojë, PDK e Nard Ndokës.
Gonxhe pritet të jetë kandidati i parë i kësaj partie në listat për këshilltarë duke e bërë thuajse të sigurt fitoren dhe prezencën e tij në Këshillin e ardhshëm të Bashkisë së Tiranës.
Gonxhe ka qenë bashkëpunëtor i afërt i Ramës në vitet 2000 dhe nënkryetar i Bashkisë së Tiranës nën drejtimin e Ramës.