Blendi Gonxhja: Mbështetje potencialit agroturistik, me grante e paketa zhvillimore për Ksamilin
Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale ka shtuar se “Konispol ku komuniteti vlerëson investimin e shtetit për ujin vaditës dhe infrastrukturën rrugore, kaq afër Butrintit dhe kufirit, Cukës së Ajtojit dhe detit, arkeologjisë dhe Ksamilit, me peisazhe magjike dhe panorama natyre e toke të kultivuar nga ferma frutore, vreshta e ullinj në brezare, ku potenciali agroturistik e ekonomik
do të ketë vëmendjen e duhur dhe të menjëhershme për mbështetje me grante e paketa urgjente përparësie zhvillimore, programe të rijetëzimit të objekteve historike e karakteristike, itenerare kulturore e kulinarie, plane për struktura shërbimi e kujdesi për banorët dhe vizitorët e shumtë, investime në zona banimi e qendra interesi të trashëgimisë, promovim tradite e bashkëjetese, infopoint dhe kalendar aktivitetesh, mbështetje projektesh zejtarie, artizanati e start-up rural, rritje të konsumit e kërkesës për prodhimin e shkelqyer të trevës, rikualifikim urban, bujtina e hotele, celula mikpritjeje brenda fermave me eksperienca shijimi e aventure!
Punojmë sëbashku me Bashkinë e Konispolit, FSHZH, MBZHR, MTM, MSHPV, IKTK, BMF, AADF dhe partnerët!” përfundon Gonxhja.