Blendi Gonxhja: Sot në përvjetorin lindjes së Aleksandër Prosit
Nga Blendi Gonxhja, ministër i Kulturës-
Sot në përvjetorin e tij të lindjes, kujtojmë një nga thesaret e teatrit dhe kinematografisë shqiptare, aktorin e mirënjohur Aleksandër Prosi.
I vlerësuar me titullin “Artist i Popullit”, me çmime të Republikës, me urdhëra e me medalje, për ndihmesën e tij të madhe në zhvillimin e artit tonë skenik e kinematografik, veprat e Sandër Prosit zbulojnë vlerat e artit të aktorit në ekran dhe mjeshtërinë e tij të lartë skenike të cilat vazhdojnë të studiohen dhe të zbërthehen pasi mbartin vlera të mëdha kombëtare.
I paharruar!