Blendi Gonxhja uron Fatos Kongolin në 81-vjetorin e lindjes, shkrimtarin e dramës ekzistenciale të njeriut modern
Aktualitet Politikë E Diel, 12 Janar 2025 10:30
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja përmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar, Fatos Kongolin në 81-vjetorin e lindjes, shkrimtarin e dramës ekzistenciale të njeriut modern.
“Shkrimtari i mirënjohur i letërsisë shqiptare, Fatos Kongoli, feston sot 81 vjetorin e tij të lindjes.
Autor i një vargu të madh librash, i shquar për romanet e tij si “Lëkura e qenit”, “Dragoi i fildishtë”, “Ëndrra e Damokleut”, e shumë të tjerë të cilët janë vlerësuar nga lexuesi shqiptar dhe i huaj.
Në romanet e tij Kongoli përshkruan dramën ekzistenciale të njeriut modern. Veprat e tij janë vlerësuar me çmime dhe janë botuar në disa gjuhë të ndryshme. Fitues i disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare si “Penda e Artë”, “Shkrimtari i vitit”, “Balkanika”.
Autorit të mirënjohur i urojmë edhe 100 vite plot shëndet!”, shkruan Blendi Gonxhja në postimin e tij.