Blendi Klosi: Me 12 maj, Partia Socialiste do të thërrasë Kongresin
Pas rreth 4 orësh ka përfunduar mbledhja e Asamblesë së PS-së.
Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, tha se fillon nga sot faza e tretë e procesit të rienergjizimit.
Klosi: U anëtarësuan 29255 anëtarë të rinj që iu bashkuan familjen socialiste.
Po ashtu u morë vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë më fazën e tretë të rienergjizimin.
Do të zgjidhen kryearët e organizata, që do të jenë bashkëkryetar, një burrë dhe një grua.
U morën vendime sa i përket zgjedhjeve të brendshme në PS, që fillojmë kryetarët organizatave, pastaj me delegatët e Kongresit, proces që do të realizohet me sistemin një anëtar një votë.
Në 12 maj PS do të thërrasë Kongresin e PS dhe do të vazhdojë me proceset e zgjedhjeve në forumet e tjera drejtuese.
Kërkojmë të marrim më shumë mandate se në garën e fundit, dhe për këtë po punojmë.
PS është një parti e madhe dhe synon çdo garë me fitore, dhe ka nevojë të riorganizojë qelizën e saj dhe gjithë strukturën. Synojmë të përmirësojmë në këtë fazë që jemi.