BLENDI KLOSI: NË RRUGËN E PUNËSIMIT REAL.
Dje në tryezën “Arsimi Profesional, sfidat, cilësia” sëbashku me Komisionin Europian dhe miqtë e partnerët e tjerë të Shqipërisë që mbështesin përmes programeve të tyre, reformën tonë rrënjësore në arsimin profesional.
Nëse arsimi profesional nuk do të ishte braktisur 25 vjet më parë dhe nëse rruga drejt arsimit profesional nuk do ishte mbyllur, duke u shkrirë e gjitha në korsinë e vetme që iu ofrua të rinjve, të gjithë në universitet(!), sot sigurisht do të ishim duke bërë një bisedë tjetër për nivelin e punësimit në Shqipëri! Dhe më e sigurta është, që në të gjitha bizneset në të dyja anët e autostradës Tiranë-Durrës, nuk do të kishte kaq shumë vende të lira pune; të cilat janë bosh për shkak të mungesës së krahut të kualifikuar të punës në shumë zanate të kërkuara nga bizneset.
Si shumë reforma të tjera që u shtynë pafundësisht, reforma e arsimit profesional nisi shumë vonë, nisi vetëm tre vjet më parë dhe zbatimi i saj është vetëm në fillimet e veta.

Këtë vit kemi 27 mijë e disa qindra që janë regjistruar në shkollat profesionale, një shifër e paimagjinueshme tre vjet më parë! Nga një vit në tjetrin, është një shtesë spektakolare, por nuk mjafton. Duhet të vazhdojmë sepse kjo është e vetmja rrugë për të adresuar në mënyrë strukturale problemin e papunësisë tek të rinjtë dhe për të rritur punësimin mes të rinjve.

KOHA JONË SONDAZH

