Blendi Klosi:Hajdeni në aktivitetin,”Ndihmë për Familjet dhe Fëmijët në Situatë Rruge”

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, në bashkëpunim me Rrjetin e Qendrave për Fëmijët në Situatë Rruge organizojnë një aktivitet promovues dhe sensibilizues për fëmijët në situatë rruge.

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të Planit të Mobilizmit për mbrojtjen e fëmijëve nga çdo formë e dhunës #UnëMbrojFëmijët dhe në kuadër të Planit të Veprimit “Ndihmë për Familjet dhe Fëmijët në Situatë Rruge”. Aktiviteti synon të sjellë në vëmendjen e shoqërisë civile, qytetarëve dhe aktorëve të tjerë situatën aktuale të fëmijëve që jetojnë dhe p unojnë në situatë rruge.

Është e nevojshme që  gjithë shoqëria –familja, shkolla, institucionet, biznesi, media, komuniteti- të njohë rrezikun në të cilin ndodhen fëmijët në situatë rruge dhe të dijë ku mund t’i referojë dhe raportojë  këto raste.

Swiss Digital Desktop Reklama

Veprimtaritë që do të zhvillohen në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve në Situatë Rruge do të kenë në fokus informim dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për të drejtat e fëmijëve, në vecanti atyre në situatë rruge, njohje me punën e përbashkët të qendrave për fëmijët në situatë rruge për parandalimin dhe mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë aktivitet do të lancohet Rrjeti i  organizatave të cilat ofrojnë shërbime për fëmijët në situatë rruge. Prezantimi do të bëhet nga Znj.Ana Majko, Drejtore Programesh në organizatën Arsis. Rrjeti i organizatave përbëhet nga organizata të cilat ofrojnë shërbime për fëmijët në situatë rruge në Shqipëri dhe iniciatore të tij janë : Arsis, Shkej, World Vision, Qendra Ditore për fëmijët në Situatë Rruge, Fëmijët e Botës Shqipëri dhe Save the Children.

Gjatë aktivitetit do të bëhet një bilanc i punës së bërë për këtë grup fëmijësh nga bashkëpunimi i institucioneve qendrorë, vendorë dhe organizatat. Grupe fëmijësh dhe qytetarë do të marrin informacione për shërbimet që ofron Rrjeti i Organizatave për Fëmijët në Situatë Rruge. Fëmijët  do të performojnë  një program argëtues  me muzikë ,  lojëra psiko-sociale dhe argëtim me grupe animatorësh.

Në aktivitet janë ftuar të përshëndesin Blendi Klosi, Ministër i MMSR, Andi Seferi, Zv. Kryetar Bashkia Tiranë, Ina Verzivolli, Kryetare e ASHMDF  dhe Ana Majko, Drejtore Programesh, Organizata Arsis.

Aktiviteti #UnëMbrojFemijetNëSituatëRruge, do të zhvillohet në Rrugën “Murat Toptani“ Pedonalja në Tiranë në orën 11:45.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?