Blendi Klosi:Një grua e dhunuar është një shoqëri e cenuar!

 

 

Nga Blendi Klosi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lufta kundër dhunës ndaj grave nëpërmjet një angazhimi të të gjitha institucioneve dhe aktorëve të tjerë të shoqërisë civile, si dhe ndërgjegjësimit të shoqërisë në përgjithësi, ishin në fokusin e Konferencës Kombëtare “Për përkrahjen e barazisë gjinore dhe parandalimin  e dhunës kundër grave”, që u mbajt sot në Tiranë. Konferenca u organizua nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në bashkëpunim me UNDP-në dhe ambasadën suedeze në Tiranë. Të pranishëm në panel ishin ministri i MSR-së, Blendi Klosi, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ministri i Pushtetit Vendor, Bledi Çuçi, zëvendësministrja e Brendshme, Elona Gjebrea, drejtoresha e Përgjithshme e UNDP-së në vendin tonë, Yesim Oruc dhe përfaqësuesja e ambasadës suedeze, Brigitta Janson.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në hapjen e këtij takimi, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi evidentoi faktin se shoqëria shqiptare ofron kontraste të forta, ku nga njëra anë kemi gra me më shumë liri në vendimmarrje dhe në jetën ekonomike e sociale të vendit, dhe nga ana tjetër kemi më shumë gra të dhunuara dhe viktima të dhunës. “Edhe pse ka plot 25 vjet që jetojmë në hapësira shumë më shumë demokratike, në Shqipërinë moderne ka më shumë liri, por njëkohësisht ka dhe më shumë dhimbje. Ka kontraste të forta. Ka shumë më shumë gra të lira, të pavarura, por ka dhe viktima të dhunës në familje apo dhunës në rrugë. Askush nuk guxon publikisht të nëpërkëmbë një grua, por brenda mureve të mbyllura të shtëpive shumëkush është shpesh robinjë e fatit të “lig” të të lindurit grua. Fatkeqësisht, kemi akoma viktima edhe aty ku gjithkush duhet të ishte më i sigurt se kudo tjetër, në shtëpi, në familje. Kanë shkaktuar viktima ata që duhet të ishin mbrojtësit e tyre. Ka qëlluar babai vajzën, burri gruan apo vëllai motrën”, – tha ministri Klosi në fjalën e tij.

Më tej ai shtoi se lufta ndaj këtij fenomeni nuk do jetë kurrë e suksesshme në rast se do ketë vetëm angazhim të strukturave përkatëse të rendit, pasi sipas tij, kjo është një detyrë e gjithë shoqërisë. “Dhe kjo është dhimbja e madhe, e cila nuk zgjidhet dot vetëm me polici. Kjo është sëmundja që kërkon të bëhet mjeke e gjithë shoqëria shqiptare. Për të kuruar së pari veten e saj. Mbrojtja, ruajtja dhe zhvillimi i të drejtave të grave është një proces dhe ato janë pjesë e një evolucioni të  gjithë shoqërisë shqiptare. Ato shkojnë paralelisht. Sepse një grua e dhunuar është një shoqëri e cenuar!”, – tha Klosi.

Ai gjithashtu ka shtuar se nga ana e saj, MMSR-ja ka prioritete për të kontribuar në këtë drejtim dhe ato kanë të bëjnë me fuqizimin ekonomik dhe social të grave dhe vajzave; mirëqenien sociale, pjesëmarrjen në vendimmarrje dhe ndërgjegjësimin e shoqërisë. “Duke mbajtur këtë fjalë, duke ju parë ju kaq të shumta në këtë sallë, duke rikujtuar kaq shumë kolegë dhe bashkëpunëtorë në këto vite jetë dhe punë, por edhe duke menduar gjyshen, mamanë, motrat, gruan dhe vajzën time, të gjitha të mrekullueshme, një pyetje kam në mendje: kush është ai burrë që mund të dhunojë një grua? Dhe për këtë kam një përgjigje, ai nuk është burrë…..”, – tha Klosi në mbyllje të fjalës së tij.

Ndërsa ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, duke folur në këtë tryezë theksoi nevojën për të qenë të gjithë bashkë për të luftuar dhunën, në çfarëdolloj forme shfaqet ajo. “Është e gjatë rruga jonë, do vazhdojë të jetë e tillë. E rëndësishme është që ne të jemi bashkë. Unë jam këtu thjesht dhe vetëm për të dhënë dy mesazhe: do të jem deri në fund një luftëtare ndaj dhunës e çfarëdo lloji qoftë ajo, kudo ku ajo ushtrohet, pasi ne ushtrojmë dhunë ndaj fëmijëve, ndaj më të dobëtit, ndaj grave, ndaj njëri-tjetrit dhe së dyti, ne duhet të jemi bashkë, pasi askush nuk mund ta luftojë këtë betejë i vetëm. Bashkë mund ia dalim”, – tha Kodheli.

Në këtë konferencë foli edhe ministri i Pushtetit Vendor, Bledi Çuçi, i cili preku në fjalën e tij bashkëpunimin mes institucioneve dhe funksionimin e referimit kundër dhunës dhe strukturat e ngritura nga njësitë vendore. “Kjo konferencë është një dëshmi tjetër e përkushtimit të qeverisë shqiptare e institucioneve të përfaqësuara këtu sot, për të qenë të gjithë bashkë për të luftuar fenomenin e dhunës ndaj vajzave dhe grave. Është koha për të reflektuar dhe nxjerrë mësime lidhur me funksionimin e këtij mekanizmi në nivel lokal. Ky mekanizëm është krijuar dhe funksionon në 27 bashki të vendit, nën drejtimin e MMSR-së”, – tha Çuçi.

        

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?