Blerim Çela: PD s’vjen në pushtet sa të jetë Berisha. Rama po bëhet si Saliu

Njëri ndër themeluesit e Partisë Demokratike, ish-deputet i saj dhe ish-kryetari i parë i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Blerim Çela thotë se për sa kohë Berisha do të ketë influencë në Partinë Demokratike, PD nuk do të vijë në pushtet.

I ftuar në emisionin “Ditë e Re” të Ora News për të promovuar ribotimin e librit:
“Deformimi i Partisë Demokratike”  Blerim Çela thotë se  “ Për sa kohë Berisha do të ketë influencë në Partinë Demokratike, PD nuk do të vijë në pushtet. Berisha është opozita e gjallë e PD-së  sot për sot por nuk i shërben me atë mënyrë të të foluri, pasi është bërë i mërtizshëm. Nuk ka pse futesh në familjet e deputetëve. Nëse ka akuza për korrupsion   çoji në prokurori nëse prokuroria nuk e bën të kërkojë shkarkimin, e ka tagrin, por nuk mund të merret me familjet e deputetëve. Opozita duhet bërë por me zotnillëk”

Çela ka dhe një shpegim dhe një fajtor se pse Parlamenti është në këtë gjëndje:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Parlamenti i vitit 1992-1996 ishte parlamenti më i shkolluar, nga të dy kahet e politikës ishin njerëz intelektualë, por kjo mori fund me ndryshimet kushtetuese të 1998 të firmosura nga Rama e Berisha, ku listat e deputetëve i bënin kryetarët. Listat i kanë bërë ashtu siç I leverdisnin atyre dhe jo sipas mundësive dhe meritave që kishte secili prej nesh për tu përballur me kundërshtarin në zgjedhje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot primadona e parlamentit është Berisha. Për dy arsye.  E para është se ai ka shumë informacion, artikulon mirë dhe i thotë gjërat me guxim, pavarësisht se kam kontestimet e mia si flet. E dyta më duket se është lojë e Ramës dhe e Metës. Meta për ti thënë Berishës që unë të lë të flas, ndërsa Rama i thotë Metës lëre të flasë që ai të diskretitohet përmes fjalëve të tij”  

Ka dhe një opinion për PS-në

“E majta u reformua dhe u bë parti demokrate me katarsisin e Nanos, Rama po e mbyll si Sali Berisha”

“ Deformimi i Partisë Demokratike”

Në librin e tij tregon historinë e Partisë Demokratike që nga themelimi, mocioni i mosbesimit deri në ditët e sotme.

Mes dilemave nëse botimi librit indirekt do të ndihmonte PS-së, ka fituar qëllimi: “T’i shërbejë demokratëve duke treguar si duhet të jetë PD që njëshi të mos ketë mundësi të jetë gjithmonë në krye dhe të jetë ai I vetmi vendimarrës”

Në studion e “Ditë e Re” të Ora News Blerim Çela tha: “E kam dashur shumë Berishën, jo vetëm unë por të gjithë demokratët që e kishim afër prandaj jam zhgënjyer shumë”

Ndërsa  mes rreshtave të librit shkruan: ’Ai qe më i zoti se ne. Me dinakëri na mbajti afër. Na mashtroi me frazeologji antikomuniste fuqizoi pushtetin përmes nesh dhe na largoi pjesë pjesë”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?