Blindohet Tirana! Në rrugë dhe në gadishmeri mijëra forca policie. Ja çfarë po ndodh në kryeqytet (Pamjet)
Blindohet Tirana në pritje të finales së madhe të Conference League, e cila do të zhvillohet mbrëmjen në stadiumin “Air Albania” ndërmjet ekipit italian të Romës dhe atij hollandez, Fejnordit.
Dhjetëra mjete të FNSH janë pozicionuar tek Akademia e Arteve, ndërsa në rrugët e Tiranës ka më shumë forca policie sesa qytetarë.
Mësohet se në terren janë angazhuar 3567 policë, të cilët janë vendosur në porte e aeroporte, zona kryesore të kryeqytetit dhe në qendër të saj. Dhe po kaq forca policie janë në gadishmeri maksimale.
Siç ishte paralajmëruar, qendra e kryeqytetit tashmë është paralizuar, pasi nuk ka mjete në qarkullim.
“Koha Jonë” sjell pamjet e mëposhtme, ku në rrugë shihen vetëm policë e makina policie.