Blindohet vila e Gjirit të Lalzit. Ilir Meta rrethohet nga policë dhe roje civile
A po ruhet Ilir Meta nga ndonjë atentat i mundshëm? Po të besosh gazetën Rilindja demokratike, që gjithësesi nuk shquhet për verifikime laboratorike të lajmit: Po. Kreu i Kuvendit i ka shtuar masat e sigurisë rreth vetes. Një gazetar i të përditshmes të Partisë Demokratike ka investiguar në zonën luksoze të Gjirit të Lalëzit ku dhe gjendet vila e familjes Meta. Sipas RD, për të mbëritur deri aty duhet të kalosh nëntë postblloqe ndërkohë që me dhjetra civilë të armatosur ruajnë vilën. Po megjithëse duket hapur se ky investigim është një porosi e selisë Blu gazeta "55" duket se ka dalë nga rreshti. Në faqen e saj të parë në ditën e sotme nuk ka asnjë fjalë kundër Metës. Dihet lidhja përtej miqësore që botuesi i saj Fahri Balliu mban me Metën që nga koha e vështirë kur ky i fundit ishte kryeministër.