Blinken bisedë me Ramën për sulmin kibernetik: SHBA përkrah Shqipërisë

Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama, pas dy sulmeve kibernetike ndaj Shqipërisë nga shteti Iranian.

Në njoftimin e ndarë nga Ambasada Amerikanë në Tiranë, thuhet se Blinken dënoi sulmun kibernetik të Iranit ndaj sistemeve të kontrollit kufitar, i cili pason sulmin e 15 korrikut.

Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken foli dje me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Sekretari Blinken dënoi sulmin e papërgjegjshëm kibernetik të 9 shtatorit kundër sistemeve të kontrollit kufitar të Shqipërisë, i cili pason sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë më 15 korrik. Sekretari theksoi rëndësinë e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri, si aleatë në NATO, për sigurinë rajonale”. – Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

SHKARKO APP