Blinken në Tiranë, ministrja Spiropali: Hodhëm një gur kilometrik, e çoi vendin shumë lart

Ministrja për Parlamentin, Elisa Spiropali e quajti ardhjen e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë, si një gur kilometrik në marrëdhëniet me SHBA, duke thelluar edhe më shumë partneritetin mes dy vendeve.

Po ashtu ministrja theksoi rolin e vendit tonë në qëndrimin e mbajtur në Këshillin e Sigurimit të OKB, si partnere e SHBA, në krah të Ukrainës dhe rolin e rëndësishëm në NATO.

“Shqipëria sapo ka dalë nga një detyrë e kryer në mënyrën më të lartë të mundshme në Këshillin e Sigurimit, si partner i SHBA, ka dëshmuar që është një partnere e vendosur e SHBA dhe vendeve të. Është një partnere e beesuar në NATO dhe posaçërisht vitet e fundit, ku ka pasur nevojë për të shtuar buxhetin.

Ne kërkojmë siguri por edhe japim siguri, siç është strehimi i afganëve dhe për të vijuar për të gjithë partneritetin që na kanë dhënë, duke e parë Shqipërinë si një interes gjeostrategjik. Shqipëria është një vend ku kemi bazën më të rëndësishme të NATO-s por edhe në gjithë Evropën lindore dhe reforma në drejtësi nuk mund të ishte bërë pa mbështetjen e fortë të SHBA”, u shpreh ministrja.

SHKARKO APP