Bllokadë nga Greqia për integrimin në BE, shkak Beleri? Rama: Nëse ndodh, do të dëgjoni komentin tim!
Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët gjatë konferencës me ta, edhe për çështjen “Beleri” dhe nëse i druhet një bllokade nga Greqia për integrimin në BE. Rama tha se nëse diçka e tillë do të ndodhë, atëherë ai do të japë komentin e tij, pasi nëse do të fliste tani do të ishte joetike.
“Opinioni që unë kam marrë është ai që më ka vendosur në këtë pozicion ku jam, që nuk e kemi vënë në lëvizje qeverinë për të shkarkuar kryetarin e zgjedhur të Himarës, pavarësisht se ai nuk është paraqitur në detyrë në kushtet e pamundësisë.
Sa i përket kërcënimit, unë e kam thënë opinionin tim, nuk dua të komentoj këtë sa herë që pyetem, sepse nuk dua të ushqej një debat ku nuk jemi palë. Qeveria nuk është palë. Qeveria nuk ka këtu asnjë rol për të luajtur. Mbase në të shkuarën, qeveria mund ta luante rolin që ishte mësuar të luante. Ta vinte sistemin e drejtësisë në favor të kërkesave të të huajve”.