Bllokimi i rrugëve, Paloka: Nuk pyesim qeverinë për bllokimin e rrugës
Deputeti demokrat Edi Paloka nga Shkozeti, tha për gazetarët se opozita nuk ka qëllim tjetër tani përveçse mosbindjes civile. Paloka shton se nuk është marrë leje për protestën.
”Sot ne jemi në protestë dhe nuk marrim leje nga dy personazhe që janë zgjedhur prej bandave. Nuk është betejë e opozitës. E keqja është e gjithë qytetarëve tanë”,-tha Paloka. Sakaq, me këtë protestë Paloka vijon më tej duke thënë se PD do ti jap dhe një mesazh ndërkombëtarëve se nuk pajtohet me ta dhe qëndrimet e tyre për stabilitet.
”Nuk vjedhin vetëm opozitën, Rama me Ballukun, por të gjithë shqiptarët. Nëse shqiptarët nuk i thonë të keqes ndal, e kemi tek dera e shtëpisë. Kjo protestë është dhe një lloj paralajmërimi. Për ata që duan të shohin dhe të dëgjojnë. Edhe për ata që e kanë lënë Shqipërinë në periferi, e kam edhe me ndërkombëtarët. Po u tregojmë që nuk e pranojmë këtë kompromis. Nuk shesim Shqipërinë për stabilitet. Kemi bllokim për 3 orë”.