Bllokimi i turistëve në Jezercë, Balla: Dy janë dërguar në Bajram Curri! Tjerët janë kthyer në Mal të Zi

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar për vdekjen e alpinistes 43-vjeçare dhe bllokimin e 7-të të tjerëve në majën e Jezercës. Balla shkruan në facebook se 5 nga alpinistët kroatë po kthehen tek e mjetet e tyre, në territorin e Malit të Zi, ndërsa dy turistët e tjerë u transportuan me ndihmën e helikopterit në qytetin e Bajram-Currit.

“Prej disa orësh, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Shërbimin e Urgjencës, Forcat e Armatosura dhe Repartin e Kërkim-Shpëtim të Republikës së Kosovës u përfshinë në një operacion të vështirë në malin e Jezercës, për t’i dhënë ndihmë një grupi aplinistësh që kishin hyrë nga territori i Malit të Zi dhe kishin mbetur të bllokuar në majën e Jezercës.

Gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë i një shtetasje, e cila kishte humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes në një zonë të thepisur dhe me borë. Pesë nga alpinistët kroatë të asistuar nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, po kthehen tek e mjetet e tyre, në territorin e Malit të Zi. Dy turistë të tjerë u transportuan me ndihmën e helikopterit në qytetin e Bajram-Currit”,-shkruan Balla.

SHKARKO APP