Bllokimi mediatik i protestës. Basha: Rama, oligarku i plehrave

Bllokimi mediatik në televizione për protestën e shoqërisë kundër plehrave ka sjellë dhe reagimin e kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Në një deklaratë ai shprehet se Rama tregoi se ka krijuar një oligarki plehrash.

“Pasi u hoqi te drejten per te vendosur me referendum, Edi Rama u hoqi sot qytetareve edhe zerin e protestes duke bllokuar mediat me nje fjalim ordiner mbi qeverisjen e tij te korruptuar e te zhytur ne krim. Edhe pse i quan mediat e kazanit, ju ushtron presion dhe kontroll te rrepte. Keto jane vetem shenjat e nje fundi te turpshem te nje oligarkie plehrash. Nuk i ndalon dot qytetaret, duke u hequr zerin nga ekrani. Ata do te jene edhe me te shumte edhe me te palekundur. Ata do te vendosin per importin e mbetjeve. Ata, qytetaret, populli, asnje parti, asnje qeveri”,- tha kreu i PD-së.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?