Bllokohen makinat, radhë kilometrike në kufirin Shqipëri-Kosovë

Radhë kilometrike është krijuar në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës. Qindra automjete të transportit prej 4 orësh janë në pritje në kufi pasi po presin përpunimin e të dhënave, duke krijuar në këtë mënyrë radhë kilometrike kamionësh.

Shoferët e mjeteve deklarojnë se radhët janë krijuar për shkak të mbarimit të afatit të kontratës në terminal, ndërsa një pjesë e tyre nuk kanë informacion se pse është kjo gjendje.

Kontrata në terminalin e Prizrenit ka skaduar ditën e djeshme për mallrat që hynë nga Shqipëria, duke sjellë radhë të gjata në kufi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?