Bllokohet konstituimi i Këshillit Bashkiak, dy këshilltarë janë vëllezër
Sërish bllokim i konstituimit të Këshilli Bashkiak në Pogradec. Kur u duk se gjithcka ishte gati që kryebashkiaku i ri të bënte betimin, doli që dy këshilltarë në këtë bashki janë vëllezër. Kjo konsiderohet në papajtueshmëri më mandatin, dhe sipas ligjit nuk është e lejueshme që dy vëllezër të jenë këshilltarë.
Ndërsa nga ana e saj KQZ nuk po dërgon listën me këshilltarët zëvendësues.
Për të zgjidhur situatën kanë nisur edhe bisedimet me kreut të bashkisë, prefektit dhe zv/kryeministrit Niko Peleshi.