Bllokohet Rruga e Kombit, radha e automjeteve shkon mbi 10 kilometra

Bllokohet Rruga e Kombit!

Rruga e Kombit në segmentin Morinë – Kukës ngjason me lumë automjetesh paraditen e sotme. Janë me mijëra qytetare të Kosovës por jo vetëm që kanë kaluar kufirin nga Kosova drejt Shqipërisë.

Fluksi i lartë i mjeteve nuk i shmangu radhët e gjata kilometrike dhe qëndrimit për me shume se 20 apo 30 minutave në afërsi të urës mbi Drin. Express shkruan se shkaku i radhëve të gjata është bërë ngushtimi i rrugës nga katër në dy korsi pikërisht në urën e vjetër mbi Drin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ura e re e nisur katër vite më parë nuk përfundoi as për këtë sezon turistik. Trafiku është krijuar pranë urës së Kukësit, aty ku rruga ngushtohet me një korsi. Radhët kanë arritur deri në 10 km.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?