I drejtohen kryeministrit Rama/Një pensionist italian merr 1200 euro në muaj, kurse një shqiptar 16 mijë lekë

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vlorë në një takim me italianët që kanë zgjedhur të jetojnë në Shqipëri. Simbolika e takimit vjen si përgjigje ndaj akuzave për shpopullimin e vendi dhe largimin e mbi 500 mijë qytetarëve në tetë vite.

Në takimin me Ramën italianët deklaruan se jetojnë shumë mirë në Shqipëri dhe çmimet janë shumë të ulëta. Të servirura në këtë mënyrë, deklaratat e italianëve duket sikur tregojnë se shqiptarët janë budallenj që ikin dhe nuk kuptojnë sesa shumë ka bërë Rilindja për zhvillimin e vendit

Por si është e vërteta e italianëve që jetojnë në Shqipëri. Bëhet fjalë kryesisht për shtetas italianë që kanë biznese dhe që për shkak të krahut të lirë të punës në Shqipëri, u leverdisë më shumë që qëndrojnë në Shqipëri sesa të paguajnë taksa dhe më shumë paga për punëtorët në Itali.

Ndërkohë një pjesë kryesore e atyre që qëndrojnë në Shqipëri janë persona të moshës së tretë që kanë zgjedhur të jetojnë për shkak të çmimeve të ulëta. Në këtë pikë Rama ka të drejtë, jetesa është më e lirë, por kjo e krahasuar me pagat dhe pensionet që marrin në Itali dhe jo në Shqipëri.

Sipas Institutit Italian Social, pensioni mestar i pleqërisë për një italian është 1200 euro ose rreth 1.5 milionë lekë (të vjetra). Pensioni mesatar në Shqipëri është 160 mijë lekë (të vjetra). E thënë ndryshe një pensionist italian merr rreth 10 herë më shumë sesa pensionisti në Shqipëri. Me 1.5 milionë lekë për shpenzime jetese sigurisht që jetohet mirë në Shqipëri, por sa persona e kanë kaq rrogën mujore dhe si ja bëjnë pensionistët që jetojnë me 160 mijë lekë në muaj?

SHKARKO APP