Blushi: Borxhin e çuam mbi 70 %. Për çfarë po merren këto para?

 

Deputeti socialist Ben Blushi është shprehur kritik sa I takon rritjes së borxhit publik. Në komisionin e Jashtëm ku po diskutohet pr/buxheti për ministrinë e Jashtme Blushi madje ngriti pyetjen se për çfarë po merren këto para?

 “Nëse borxhi sot është 73%, qeveria sa para borxh ka marrë? Është marrë aq shumë borxh sa s’po e paguajmë dot, nuk dini sa lekë keni marrë. Kur ishim në opozitë thamë të mos merrej borxh më shumë se 60% e PBB. Sot e kemi çuar borxhin në nivelin 70% për çfarë po merren këto para ?  Po merren para për rrugë? Nuk po mbaron dot Tiranë-Elbasan” tha Blushi duke iu drejtuar zv.ministrit të Financave që ndodhet në Komisionin e Jashtëm

Swiss Digital Desktop Reklama

Po kështu Blushi ngriti dhe një pyetje për ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati:

Swiss Digital Mobile Reklama

“A ka projekt ministria e Jashtme për të regjistruar emigrantët shqiptarë? Une them janë 1 mln emigrantë shqiptarë, por askush s’jep shifra”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?